Maqedoni

Ministria e Drejtësisë prezantoi metodologjinë për pastrim në gjyqësor

30.12.2020 18:00

Ministri i drejtësisë, prokurori shtetëror dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor prezantuan metodologjinë për pastrimin e gjyqësorit...

Siç u bë e ditur, filtrimi në gjyqësor do të bazohet në ligjet ekzistuese nga ana e Këshillit të Prokurorëve dhe Këshillit Gjyqësor.

Për herë të parë që nga viti 2019, po krijojmë sistem me kritere më të qarta dhe më specifike për monitorimin e punës së kuadrit kryesor në gjyqësor, kështu që ne kemi procese dhe sistem, por kjo nuk do të thotë që nuk e kemi pasur, por kemi bërë ndryshime të rëndësishme që të funksionojë më mirë, deklaroi ministri i drejtësisë,  Bojan Mariçiq.

Prokurori shtetëror Ljubomir Jovevski, tha se nuk pajtohet se metodologjia e re në nuk paraqet asgjë të re, sepse siç tha ai përgjegjësia e prokurorëve është ashpërsuar dhe kemi procedurë të qartë në përcaktimin e veprimit të tyre profesional dhe efikas. Ndërsa kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, tha se vazhdimisht monitorojnë punën e gjykatësve.

Ne shkarkuam gjykatës në vitin 2019 dhe në vitin 2020. Ky proces vazhdon, është një procedurë e vazhdueshme, tha Zdravev. Sipas metodologjisë, prokurorët do të vlerësohen përmes gjashtë raporteve mujore.