Botë

Shqipëri, 4 të vdekur e 581 të infektuar; Kosovë, 7 të vdekur e 234 të infektuar

30.12.2020 18:23

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 581 raste pozitive me Kovid-19..

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 581 raste pozitive me Kovid-19 nga 2681 testime.
 
Po ashtu njoftohet edhe për 4 të vdekur. Betejën me virusin korona e kanë fituar edhe 485 pacientë.
 
Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. 
 
Në Kosovë janë regjistruar edhe shtatë viktima të reja, ndërsa nga 1.181 testime kanë rezultuar të infektuar edhe 234 persona, derisa 564 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 8825 persona.