Vazhdon vaksinimi anti Kovid në vendet e BE-së
Në aeroportet italiane mbërrijnë 469.500 doza reja të vaksinës së Pfizer BioNtech që është dhe kuota javore...

Në aeroportet italiane mbërrijnë 469.500 doza reja të vaksinës së Pfizer BioNtech që është dhe kuota javore që shtëpia farmaceutike do sjellë në Itali deri në furnizimin e plotë me 26.9 milionë vaksinave anti-Covid. Në Itali deri tani janë vaksinuar 8361 persona.
Çdo flakon vaksine anti-Covid e Pfizer/Biotech përmban 6 doza, ndërsa çdo dozë për çdo person është baras me 0.3 mililitër vaksinë. Vaksina ruse kundër koronavirusit Sputnik V arriti në Serbi.
Autoritete shëndetësore njoftojnë se kanë arritur 2,400 doza. Ndêrsa më 22 dhjetor, Serbia ka konfirmuar se ka pranuar kontingjentin e parë me 4,875 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.
Kompania farmaceutike kineze Sinopharm ka njoftuar se vaksina e saj është 70% efektive ndaj COVID-19 dhe kërkon miratimin e shitjes nga autoritetet. Kjo vaksinë është miratuar nga Grupi Kombëtar Bioteknologjik i Kinës, një filial i kompanisë SinoPharm me pronësi shtetërore.
Më herët këtë muaj, Emiratet e Bashkuara Arabe miratuan zyrtarisht vaksinën eksperimentale të kompanisë Sinopharm, duke theksuar se ajo ka 86 për qind efektivitet. Kina ka gjithsej gjashtë kandidatë për vaksinën, të gjitha në fazën e fundit të testeve, përfshirë atë të prodhuar nga kompania Sinopharm dhe Sinovac, të cilat këtë verë u miratuan për përdorim emergjent në vend.
Numri i vdekjeve nga pandemia e Covid-19 në botë tejkaloi 1 milion e 465 mijë njerëz, numri i rasteve të infeksionit është mbi 63 milionë e 73 mijë, dhe më shumë se 43 milionë e 546 mijë të infektuar me virus janë shëruar deri më tani.
Numri më i lartë i viktimave njerëzore dhe rasteve të raportuara të infeksionit është në SHBA. Numri i vdekjeve në ShBA është mbi 273 mijë e 72 persona, ndërsa numri i rasteve të infeksionit është mbi 13 milionë e 750 mijë e 404.
REJHANE BUSHI METAJ
