Maqedoni

Ndërrimi i motmoteve, pritja e Vitit të Ri, në ambient familjar

31.12.2020 09:42

Kanë mbetur edhe disa orë deri në përfundimin e 2020-ës, dhe pritjen e Vitit të Ri 2021...

Kanë mbetur edhe disa orë deri në përfundimin e 2020-ës, dhe pritjen e Vitit të Ri 2021. Qindra miliona njerëz në botë sonte do ta përcjellin këtë vit në shtëpitë e tyre në një atmosferë familjare dhe do ta presin Vitin e Ri 2021. 
 
Këtë vit, në vendin tonë dhe në të gjithë botën, për shkak të situatës me KOVID-19, festimet në sheshe, në qendrat turistike, në kafene, restorante, bare do të mungojnë. Shumë vende kanë marrë masa paraprake, kanë vendosur masa dhe ndalime kufizuese. Autoritetet në vend u bënë thirrje qytetarëve të jenë të ndërgjegjshëm, të mos grupohen për festat e ardhshme, të respektojnë masat dhe rekomandimet. Të mendojnë për shëndetin e tyre dhe të të dashurve të tyre. Festoni me përgjegjësi, mbani maskë, mos u gruponi, por shënoni në mënyrë modeste, është porosia të cilën ditëve por edhe javëve të fundit, vazhdimisht e dërgojnë autoritetet shëndetësore dhe kreu shtetëror. Ata bëjnë thirrje që maksimalisht t’i respektojmë masat për mbrojtje dhe me sjelljen tonë t’i mbështesim ata të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër virusit korona – mjekët, punonjësit mjekësorë, armata, policia dhe shërbimet inspektuese. Vitin 2020 shumë nga ne nuk do të kishim dashur të kujtojmë  asnjëherë sepse  ishte një vit i vështirë dhe I jashtëzakonshëm në shumë parametra, me theks me krizën shëndetësore, me një numër të madh të infektimeve dhe humbje jetë njerëzish, si dhe për shkak të pasojave ekonomiko sociale në gjithë botën.