Maqedoni

Pritja e Vitit të Ri, TVM 2 me program ekskluziv gjatë ditëve të festës

31.12.2020 10:38

Me një program festiv, të përzgjedhur me mjaft kujdes, me një ofertë fantastike emisionesh për fëmijë...

Me një program festiv, të përzgjedhur me mjaft kujdes, me një ofertë fantastike emisionesh për fëmijë, emisionesh muzikore nga të rinjtë e deri tek folklori, me paletën e gjërë të filmave artistikë ku padyshim ata shqiptarë zënë vendin kryesor, me programin qëndror festiv ku për ju kemi përzgjedhur artistët më të mirë, edhe sivjet TVM 2 do të jetë oferta e vetme  për të kaluar një atmosferë festive  në shtëpi, jo vetëm këtë natë, por në  të gjitha ditët festive. 
 
Është fundviti I parë që TVM 2 feston me një program tërësisht 24 orë në gjuhën shqipe dhe festa ka nisur që në mëngjes e do të vazhdojë pa pushim sonte. E mos harroni se 1 janari fillon bukur vetëm në ekranin e servisit publik me koncertin festiv të Filharmonisë së Vjenës që sivjet vjen sigurisht në një format shumë ndryshe për shkak të pandemisë, pa spektatorë por me muzikën e klasikëve më të mëdhenj të  të gjitha kohërave për të filluar me shpresë një 2021 të mbarë. 
 
E gjithë oferta jonë, që nuk zgjat vetëm në natën e ndërrimit të moteve, edhe sivjet do ta kthejnë ekranin tonë në ekranin tuaj të preferuar gjatë festave,  për jua përkujtuar fuqishëm moton e TVM 2, “ME NE, FESTAT ZGJASIN MË TEPËR!”. 
 
TVM 2 ju uron të gjithëve një vit të mbarë, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe më të dashurve tuaj. Një vit i ri po troket, një shpresë e re për të gjithë ne GËZUAR!