Botë

Viti i Ri në izolim, festë e heshtur në mbarë botën

31.12.2020 13:11

Viti I ri ka arritur në Zelandën e re, ku në mesnatë arrdhja e viti të ri u shënua në mënyrë spektakolare....

Viti I ri ka arritur në Zelandën e re, ku në mesnatë arrdhja e viti të ri u shënua në mënyrë spektakolare. Duartrokitjet dhe thirrjet e qytetarëve u dëgjuan në mbar vendin. Mijëra qytetarë dolën rrugëve në Oklland ku një numër I madh prej tyre nuk kishin masaka. Për dallim nga Zelanda e re, përshkak të pandemisë me virusin Korona në shumë vende të botës sheshet do të jenë të zbrazëta dhe me orë policore. 
 
Kufizimet që janë vendosur si pasojë e pandemisë kanë penguar, në gati çdo vend, organizimin e festimeve të zakonshme. Shumica e shfaqjeve të mëdha tradicionale të fishekzjarreve dhe festimeve globalisht janë anuluar dhe zëvendësuar me ngjarje më të vogla televizive. 
 
Franca ka anuluar të gjitha festat dhe ka urdhëruar mobilizimin e 100,000 policëve gjatë natës së ndërrimit të viteve për të siguruar se rregullat e shtetrrethimit do të zbatohen. Gjermania është në izolim deri më 10 janar dhe ka ndërmarrë masa më kufizuese për numrin e njerëzve që mund të mblidhen në publik. Shfaqja ikonike e fishekzjarreve të Londrës mbi lumin Thames është anuluar këtë vit ndërsa ndodhet në kufizime të rrepta të qëndrimit në shtëpi. Por do të ketë një transmetim të veçantë në BBC për njerëzit ndësa qëndrojnë të izoluar. 
 
Në New York do të ketë një festë, por e mbyllur për publikun. Shfaqja do të vazhdojë me transmetimet vjetore kombëtare në disa kanale televizive. E gjithë Skocia është vendosur në nivelin katër, atë më të lartin për sa i takon masave kufizuese. Irlanda kaloi po ashtu në nivelin më të lartë të kufizimeve të enjten duke ndaluar vizitat në shtëpi e duke mbyllur të gjitha dyqanet jo të domosdoshme e duke kufizuar udhëtimin brenda 5 km. Holanda po ashtu është nën izolim që do të zgjasë deri më 19 janar. Pritja e vitit të ri do të bëhet ndërkohë me dyer të mbyllura në një stadium futbolli në Amsterdam. 
 
Turqia në anën tjetër do të fillojë një izolim katër ditor në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Gjithçka është magjike në Dubai për të festuar  vitin e ri. Ka të paktën 11 vende ku ju mund të shihnu qiellin të ndriçohet më 31 dhjetor, dhe të gjithë ata që vijnë nga vendet e tjera për t’i parë ato duhet të jenë negativë për Covid-19. 
Rio de Janeiro ka anuluar shfaqjet e fishekzjarreve dhe po kufizon hyrjen në plazhet e saj – duke përfshirë edhe Copacabana, në mënyrë që të shmangë turmat. Në vend të kësaj, do të ketë një transmetim online të festimeve. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI