Maqedoni

Mërgimtarët e Strugës për Vitin e Ri, të lumtur që kanë ardhur në vendlindje

31.12.2020 14:45

Mijëra mërgimtarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë ardhur në vendlindje për festat e fundvitit....

Mijëra mërgimtarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë ardhur në vendlindje për festat e fundvitit. Për shkak të pandemisë, shumica prej tyre nuk vizituan vendlindjen gjatë pushimeve verore, prandaj shprehen shumë të lumtur që e kishin të mundur të vijnë për festat e fundvitit. Edhe qytetarët vendas thonë se janë shumë të kënaqur me ardhjen e mërgimtarëve, duke thënë se ato sjellin gjallëri por edhe ndihmojnë edhe ekonomikisht vendin tonë. Për shkak se situata me virusin është ende kritike, qytetarët thonë se do të festojnë vitin e ri në kushte shtëpiake me familjen e ngushtë. 
 
“Për ditë më merr malli, atje jam por mendjen e kam këtu nostalgji. Ende se kam vendos me familjen me siguri”...
 
“Po jasht jemi shumë mirë që kemi ardhur, se një vjet e ca ishim mbyllur por dia gjëra janë të paramenduara” Këtu në Strugë me familjen bashk, që kemi ardh prej jasht”...
 
“E kanë bërë mirë që kan ardh mërgimtarët se pa mërgimtarë këtu nuk ka jetë. Në shtëpi si gjith”...
 
“Ardhja e gurbetcarëve ësht pozitive, pa mërgimtarë nuk ekziston as Maqedonia, faliemderit që vijnë e na nderojnë se pa ata ska jetë këtu. Rrugëve do shëtisi, ku ka ambient për vitin e ri, nbanes, do dalim të shëtisim vjen 12 ora do biemi të flejmë”...
 
“Ata që kan ardh nga jashtë, mirë që i lëshuan sepse ktu puna ishte shumë e dobët, nuk kishte fitim. Nuk e di, masat janë shumë të shtrnguara, në shtëpi do jemi, shumë i kanë shtrënguar masat, a nuk duhet, duhet ti lënë të rinjtë të argëtohen.”, thanë qytetarët e anketuar të TVM2.
 
Ndryshe nga vitet tjera, këtë vit për shkak të pandemisë janë anuluar të gjitha koncertet dhe evenimentet tjera në sheshin e qytetit. Ndërsa nga sektori për punë të brendshme në Ohër kanë paraljmëruar edhe kontrolle të shtuara. Autoritetet apelojnë qytetarët që të festojnë festën e fundivitit nëpër shtëpi, duke mos u grumbulluar, me qëllim që mos ketë përkeqësim të situatës me virusin Covid 19. 
 
ILMIJE ZHAKU