Maqedoni

Krerët shtetëror urojnë qytetarët për festat e fundvitit

31.12.2020 15:09

Në prag të ndërrimit të motmoteve krerët e pushteteve shtetërore uruan qytetatët për Vitin e Ri 2021....

Në prag të ndërrimit të motmoteve krerët e pushteteve shtetërore uruan qytetatët për Vitin e Ri 2021. Për kreun shtetëror vitin që lam pas qe shumë I vështirë por shpresojnë viti pauses të jetë më i mirë, duke filluar nga aspekti shëdetësor dhe poashtu në fushat tjera.  
 
"Pandemia do të kalojë. Do të vijnë ditë më të mira. Do të mund të jemi bashkë pa frikë, por edhe atëhetë nuk duhet ti harrojmë leksionet që i paguajtëm shtrenjtë. Duhet të jemi të përgatitur sistematikisht për krizën e ardhshme. Duhet ta rimëkëmbim ekonominë, ta çrrënjosim padrejtësinë, ti tejkalojmë ndasitë, ti shërojmë këto plagë.", tha kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
 
Viti 2020 mbetet i  njohur për mënyrën e jetesës dhe botkuptimit, por ia dolëm tha kreu i qeverisë Zaev. Shpreson për një vit të ri të mbarë, I cili mes tjerash cilin do të implementojë standartet evropiane në vend, ku të gjithë komuintetet do të jenë në veprim.
 
"E përcjellim vitin i cili mbahet mend pas pandemisë botërore e cila na e ndryshoi  mënyrën e jetesës dhe me këtë edhe botkuptimin. Viti i ardhshëm do të jetë vit i vaksinimit dhe I daljen nga pandemia dhe virusi korona. Tani orientimi është drejt BE-së. Antarsimi ynë në unionin amë nuk ka alternativë tjetër. Asgjë nuk mund të na ndal të ecim përpara.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Ta kalojmë pandeminë dhe të ecim drejtë BE-së uroj kreu i parlamentin Talat Xhaferi në video urimin e tij. 
 
"Është fund  i këtij viti me shpresë që fillojmë vitin e ri, një vit në të cilin sipas gjitha gjasave do ta kalojmë edhe pandeminë, do të kemi mundësi sipas gjasave të kemi vaksinat, të imunizojmë qytetarët tanë. Vit me shpresë për hapjen e negociatave me BE.", tha Talat Xhaferi, kryetar i parlamentit.
 
Urime për Vitin e ri 2021 kanë përcjellur edhe krerët e partive politike. Kreu I BDI-së Ali Ahmeti  uron qyetatët për një vit më të mirë. Shpreh keqardhje për vitin pandemic që lam dhe pasojat që shkaktoi.
 
"Më lejoni që ti drejtohem çdo familje, secilit prej jush kudo që ndodhen, në vendin tonë, në Shqipëri në Kosovë, Mal të Zi, luginë e diasporë me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse për një vit më të mirë, të mbarë e të shëndetshëm. Gëzuar.", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
 
Aleanca pët shqiptarët mes urimeve, kritike për qeverini e vitit 2020.
 
"Të dashyr qytetar. Urime viti i ri 2021. Juve ju uroj shëndet e mbarësi ndërsa uroj që qeveritarët tanë vitin e ardhshëm do të jenë më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm.", tha Abdullah Osmani nga Aleanca për Shqiptarët.
  
Edhe VMRO–DPMNE uroi qytetarët me rastin e vitit të ri.
 
"Festat festoni me më të dashurit dhe më të afërtit. Dhuroni dashuri, buzëqeshje dhe kini besim. Viti 2021 do të jetë vit i ndryshimeve që do t'ju sjell më shumë fat dhe lumturi.", tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Vitin 2021 uruan edhe funksionarë dhe zyrtarë të tjerë  të veprimtarisë politike dhe publike.
 
NERMINE MULAKI