Maqedoni
Viti i ri, qytetarët: Viti 2020 i brishtë, shpresojmë për vit më të mbarë
31.12.2020 16:49
Viti 2020 për shumë qytetarë do të përkujtohet si vit I brishtë, I mbrapshtë...

Viti 2020 për shumë qytetarë do të përkujtohet si vit I brishtë, I mbrapshtë, me polotë barrier e kufizime. Përveç humbjes së të afërmve, shokëve ky vit do të mbahet mend edhe si një vit I krizës ekonomike.
E pikërisht pandemia ka ndikuar që urimi i parë dhe kryesor i qytetartëve të anketuar nga TVM2 të jetë shëndeti. Nëse kemi shëndet të gjitha tjerat do të plotësohen thonë ato, duke uruar që një vit si 2020 të mos përsëritet asnjëherë më.
"Vitin 2020 do ta mbajmë mend si një vit të vështirë për shkak të pandemisë covid19. Shpresat për vitine ardhshëm, shpresoj të jetë me daljen e vaksinës dhe të kthehemi sa më shpejtë në normalitet”...
“Të kenë shëndet të gjithë, ju urojë një vit të mbarë. Gjitha të mirat nga ana e ime. Dhashtë Zoti bëhet mirë vitin tjetër”...
“Mund të themi vit I frikës por edhe I shpresës. Meqë po flkitet se u shpik vaksina, shpresojmë se do të shpëtojmë”...
“Ka qenë katastrofë, ekonomisht edhe në të gjitha. Kemi shpresa, mendojë që do të bëhet më mirë”, u shprehen qytetaret.
Shkaku I pandemisë këtë vit festa e pritjes së vitit të ri do të jetë krejtësisht ndryshe, me kufizime të shumta. Objektet hotelierike janë të mbyllura, nuk lejohet grumbullimi I më shumë personave në një ambiet të mbyllur, e gjithashtu nuk ka rganizim as për pritje të ndërrimit të motmoveve në sheshin e Shkupit.
“Përderisa para një viti ky shesh kishte një atmosphere krejt ndrysh. Qytetarët pa maska, pa distance po bëheshin gati për tpë festuar vitine ri 2020, këtë vit mungon atmosfera e njejtë. Madje autoritetet apelojnë që qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të mos rrezikojnë shëndetin e tyre, që në këtë mënyrë të mundemi vitin 2022 ta presim njejtë sikur herave tjera”.
Qytetarëve nuk u mbetet tjetër përveçse të festojnë në shtëpi, bashkë me më të afërmit dhe të dashurit e tyre.
“Ndërrimin e motmoteve do ta pres në shtëpi, pranë gjirit familjar, gjithsesi duke I respektuar masat anti-covid”...
“Në shtëpi”...
“Tani për shkak të situates do të festojmë në shtëpi, me djemtë nipat mbesat”, theksojnë qytetaret.
Viti I ri 2021 para se gjithash dëshmon se të gjithë do të festojnë pa marrë parasysh dhimbjet që përjetuan, gjithmonë duke shpresuar për një vit më të mbarë dhe më të begatshëm.
ERSAN PAJAZITI
