Maqedoni

Ndërrimi i motmoteve: Ushtarët jo në shtëpi por në detyrë jashtë vendit

31.12.2020 17:36

Vitin e Ri jo të gjithë qytetarët mund ta festojnë në gjirin familjar, siç, rekomandohet...

Vitin e Ri  jo të gjithë qytetarët mund ta festojnë në gjirin familjar, siç, rekomandohet, aq më tepër në këtë  kohë pandemie. Të përjashtuar janë disa profesionistë të cilët  detyra i kërkon në vend pune  edhe në natën e  ndrimit të motomoteve. 
 
Mes tyre janë kolonelët dhe ushtarët. Nuk ka nder më të madh se të kryesh misionin paqëruajtës të NATO-s, si ushtar I RMV-së, thonë për TVM profesionistët e kësaj fushe, njëri në Prishtinë, tjetri në Pejë.
 
"Nuk është asgjë e re për ne sepse ne këtë e kemi ushtruar edhe në vendin tonë, në armatën tonë edhe para se të bëhemi anëtare të NATO-s", u shpreh koloneli i ARM-së, Zllatko Radojçiq.
 
"Kemi ardhur me një qëllim të qartë ndërsa ajo është ta përfaqësojmë  vendin dhe armatën tonë në drejtim të drejtë. Githsesi këtë e arrijmë me profesionalizëm në realizimin e detyrave", theksoi komandanti Hristijan Dimçevski.
 
"Viti i ri të ju sjell fat dhe lumturi dhe të gjithëve t'ju prijë e mbara, sidomos ata që janë në detyrë në mbrojtje të interesave shtetërore, edhe në natën  ndërrimit të viteve", uruan nëpunësit e armatës me mission në shtetin fqinj të Kosovës. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU