NBA, Charlotte rikthehet te fitorja

15.11.2014 15:35

Chharlotte Hornets rikthehet tek suksesi në NBA pas dy humbeve radhazi me Lakers dhe Blaizers, duke mposhtur 103-95 Phoenix Suns në sfidën e luajtur në Airëays Center të Arizonës.......

Skuadra që është nën pronësi të legjendës së basketbollit Michael Jordan, arriti të kthente gjithcka në favorin e saj në periodën e katërt, duke e mbyllur takimin në avantazh të 8 pikëve. Phoenix Suns e nisi mirë ndeshjen duke mbyllur periodën e parë me dyfishin e pikëve të kundërshtarit.

Reagimi i Hornets erdhi menjëherë në periodën e dytë me një rezultat të pjesësshëm 11-0, që e coi diferencën në vetëm 3 pikë, për ta mbyllur pjesën e parë në baraspeshë të plotë 47-47. Perioda e tretë ishte e ekuilibruar, me Hornets që kryesuan në pjesën më të madhe të kohës, por në fund të saj diferenca mbeti vetëm 1 pikë në favor të vendasve. Suns e humbën qetësinë në periodën e fundit duke u dhënë mundësinë Hornets të shkëputeshin me 10 pikë, për ta mbyllur më pas takimin me rezultatin e përgjithshëm 103 – 95.

Më i miri në këtë sfidë rezultoi Eric Bladsoe me 22 pikë, 5 asist dhe 11 Ribound, ndërsa për Charlotte spikati Walker me 19 pikë, 4 asist dhe 5 ribound.

Në takimet e tjera të mbrëmjes u arritën këto rezultate: Indiana Pacers  - Denver Nuggets 87-108, Orlando Magic - Milwaukee Bucks 101-85, Atlanta Hawks - Miami Heat 114-103, Boston Celtics -Cleveland Cavaliers 121-122, New York Knicks - Utah Jazz 100-102, Houston Rockets - Philadelphia 76ers 88-87,  New Orleans Pelicans - Minnesota Timberwolves 139-91, Oklahoma City Thunder - Detroit Pistons 89-96, Los Angeles Lakers - San Antonio Spurs 80-93.