Maqedoni

Covid 19: 15 viktima, 536 raste të reja, 741 të shëruar

31.12.2020 18:02

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit në mbarë vendin nga Covid 19 janë shënuar 15 viktima...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1662 testime të bëra ka regjistruar 536 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 15 persona, ndërsa janë shëruar 741 pacientë.
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 213 raste i pasuar nga Prilepi 37, Tetova 30, Manastiri 29 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 15 pacientë, prej të cilëve gjashtë nga Shkupi, nga dy pacientë në Kumanovë, Tetovë dhe Strumicë, ndërsa nga një pacioent në Ohër, Koçan dhe Pehçevë.
 
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ndërkohë ftoi qytetarët  të respektojnë masat gjatë festimeve për të mos shkaktuar valë të  re të pandemisë gjatë muajit janar. Ai më tej shpreson se vaksina do të na çlirojë përfundimisht nga pandemia e CoVid-19.
 
"Me vaksinën që jep shpresë për të gjithë njerëzimin, çdo ditë jemi një hap më afër për t’i dhënë fund pandemisë. Nëse një gjë na mëson kjo 2020-ta, është se shëndeti, familja dhe të dashurit janë prioritetet më të larta të jetës. Prandaj, le të festojmë ndryshe këtë vit. Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të lëmë celebrimet e mëdha për një kohë tjera, më të sigurt. Kështu, secili prej nesh do të kontribuojë në sfidën që çdo vit tjetër për ne të jetë më i bukur se ky", u shpreh ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. 
 
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 83. 329 prej tyre janë shëruar 61. 447 kanë humbur jetën 2503 dhe numri i rasteve aktive shënon 19. 379.
 
FLUTURA LATIFI