Eliminatoret, EURO 2016

15.11.2014 15:37

Gjermania mund Gjiblartarin. Ishujt Faroe turpërojnë Greqinë. Ronaldo regjistron rekord. Polonia i afrohet europianit. Danimarka vazhdon me fitore.......

Kampionja e Botës në futboll, Gjermania, ka kaluar lehtë ndaj Gjibraltarit mbrwmw duke i mposhtur me rezultat 4-0.

Në këtë ndeshje, shqiptari, Shkodran Mustafi ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për ekipin e Joachim Loëit, që i është kthyer fitores pas barazimit dhe humbjes në grup. Thomas Muller ka shënuar dy herë, para se Mario Gotze të shënojë për 3-0 dhe në fund një autogol vendosi përfundimtaren 4-0.      

Polonia ka vazhduar formën tejet të mirë në kualifikime për EURO 2016. Polakët kanë kaluar lehtë ekipin gjeorgjian në kuadër të Grupit D kualifikues me fitore të thellë 0-4. Me këtë fitore, Polonia, që ishte bashkorganizatore e Europianit të kaluar me Ukrainën është shumë afër të sigurimit të vizës për Francë, para Gjermanisë, Kampiones aktuale të Botës.

Danimarka ka arritur të shënojë fitoren e dytë në Grupin “I” kualifikues për të vazhduar lidershipin e grupit. Përkundër se Serbia kaloi heret në epërsi përmes Zoran Tosicit, Danimarka u tregua një ekip krejt tjetër në pjesë të dytë kur shënoi edhe tre herë në portën e serbëve për t’i mposhtur ata, 1-3 në fund.

Dy gola për Danimarkën i shënoi Nicklas Bendtner, ndërsa aty u regjistrua edhe Simon Kjaer për trepikëshin e dytë të Danimarkës në këtë grup.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është gjendur më së miri para portës armene pas një akcioni dhe karamboli portugez - për të shënuar golin e vetëm dhe të fitores ndaj Armenisë luftarake.

Portugalia u mundua shumë gjatë gjithë ndeshjes për të thyer Armeninë, mirëpo kjo gjë nuk u arrit assesi derisa u krijua në tollovi në mbrojtje kur Cristiano Ronaldo shënoi gol për fitore - dhe u bë lojtari me më së shumti gola të shënuara në Europë sa i përket kombëtareve, në llogari bashkë me kualifikime. 

Ishujt Faroe kanë arritur të shkaktojnë befasinë më të madhe të natës kualifikuese për EURO 2016. Ata kanë mposhtur Greqinë në Pire me rezultat minimal 0-1, për të dalë nga fundi i grupit kualifikues.

Golin e vetëm për Ishujt Faroe, të cilët nuk kanë fituar ndeshje kualifikuese që nga viti 2011, e shënoi Joan Edmundsson në minutën e 61-të të ndeshjes.

Grekët e udhëhequr nga trajneri i ri i tyre, Claudio Ranieri, kanë pësuar kështu humbjen më poshtëruese që do të mund ta imagjinonin ndonjëherë. Pas kwsaj disfate befasuese,  Federata e Futbollit e Greqisë e ka shkruar Claudio Ranierin pas humbjes nga Ishujt Faroe.