Maqedoni
Parashikimi i motit
01.01.2021 09:13
Moti nesër në mëngjes do të jetë më i ftohtë, kurse gjatë ditës kryesisht me diell...

Moti nesër në mëngjes do të jetë më i ftohtë, kurse gjatë ditës kryesisht me diell me vranësira të vogla deri mesatare, veçanërisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 3, dhe ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira ku temperatura ditore do të arrijë deri në 11 gradë celsius.
Moti stabil dhe i thatë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së shtunë. Gjatë pasdites do të rritet vranësira dhe gjatë natës, të dielën do të ketë kushte për reshje të shiut.
