Toksikologji, 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore
Ekipet kujdestare në qendrat klinike...

Ekipet kujdestare në qendrat klinike kanë pasur kryesisht natë të qetë. Shumica që kanë përfunduar në Toksikologji kanë qenë adoleshentë. Një 16-vjeçar ishte pacienti më i ri që kërkoi ndihmë mjekësore në Klinikën e Toksikologjisë natën e ndërrimit të viteve. Gjithsej 10 pacientë u pranuan me helmim nga alkooli, njoftoi drejtori i Toksikologjisë, Ridvan Bajrami.
“Prej tyre pesë gra e pesë burra. Nga dhjetë, gjashtë ishin të mitur. Ata gjithashtu u trajtuan dhe u lëshuan në shtëpi. Kishte edhe një vajzë nga qytet tjetër, e cila ka qenë e dozuar me narkotikë edhe ajo është trajtuar dhe lëshuar në shtëpi.”,- deklaroi drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Ridvan Bajrami.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se numri i ulët i rasteve që u paraqitën në urgjencë për ndihmë mjekësore në natën e ndërrimit të viteve është dëshmi se qytetarët i kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.
“Dhjetëra kontrolle dhe pranime në Qendrën Kirurgjike Urgjente, që krahasuar me 30 deri në 40 vitet e kaluara është shumë pak. Dhjetëra pranime edhe në Klinikën për Toksikologji që në një mënyrë është qendër urgjente interne, po ashtu shumë më pak krahasuar me nga tridhjetë raste të pranuara në vitet e kaluara. Kjo do të thotë se me të vërtetë janë respektuar masat, të mos ketë festa, të mos ketë grupime dhe kjo është një meritë e madhe e qytetarëve.”,- tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Pacientët që kanë përfunduar në Toksikologji kryesisht janë persona të cilët kanë marrë pjesë në festa të vogla familjare apo me shoqëri. (Sanije Duraku, TVM2)
