Maqedoni

MPB: 288 kontrolle nëpër lokale në Shkup, asnjë parregullsi, ndalohen 3 festime private me më shumë njerëz

01.01.2021 14:34

Gjatë natës së Vitit të Ri janë kontrolluar edhe 288 objekte hotelerike dhe nuk janë konstatuar parregullsi gjatë zbatimit të protokolleve për parandalimin e Kovid-19.
 
Gjatë natës së Vitit të Ri janë kontrolluar edhe 288 objekte hotelerike dhe nuk janë konstatuar parregullsi gjatë zbatimit të protokolleve për parandalimin e Kovid-19.
 
“Gjatë natës janë konstatuar tetë shkelje nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit publik dhe qetësisë, ndërsa më 31.12.2020 në ora 18:40 në rrugën “Ivan Kozarov” para objektit hotelerik për shkak të shkeljes së rendit publik dhe qetësisë janë arrestuar M.N (18) dhe I.D (18) dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritën parashtresa adekuate. Janë konstatuar edhe 29 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, ka informuar sot Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Gjithashtu në Shkup ka pasur edhe tre kallëzime për festime në grupe më të mëdha njerëzish. Një kremtim ka qenë në komunën e Karposhit në bulevardin “Aradhat partizane”, e dyta në komunën Qendër në bulevardin “Ilinden” dhe e treta në territorin e Bit Pazarit në Çarshinë e Vjetër. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informojnë se do të ngrihen kallëzime adekuate.