Maqedoni
Është djalë foshnja e parë e lindur në vitin 2021
01.01.2021 09:43
Një sekondë pas mesnate, në klinikën Gjinekologjike në Shkup, kanë lindur dy foshnja....

Një sekondë pas mesnate, në klinikën Gjinekologjike në Shkup, kanë lindur dy foshnja. Të dy djem, ndërsa dy orë më vonë ka lindur edhe foshnja e tretë e cila është vajzë. Nënat janë në gjendje të mirë shëndetësore, foshnjat po ashtu janë në gjendje të mire.
Tre foshnjat e para të këtij viti do të shpërblehen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Qyteti i Shkupit. Në Manastir gjatë natës së parë të vitit të 2021-it u regjistruan pesë lindje, foshnja e parë gjithashtu ishte djalë. Në Gotivar dhe Tetovë foshnjat e para të 2021-shit ishin vajza. Në Kumanovë për herë të parë pas shumë dekadave, nuk u regjistrua asnjë lindje në ditën e parë të Vitit të Ri.
