Foshnja e parë djalë për vitin 2021, 2 djem dhe 1 vajzë pas mesnatës

01.01.2021 17:16

Foshnja e parë në vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut...

Foshnja e parë në vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut lindi në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup në orën 00.01 minuta. Foshnja është e gjinisë mashkullore, me peshë 3.65 kg dhe gjatësi 51 cm. Nëna e foshnjës është Bojana Smileska nga Shkupi dhe bëhet fjalë për fëmijën  e saj të dytë. Disa sekonda më pas, 33 vjeçarja Gabriella Gjoshevska u bë nënë për herë të parë. Ministri i Shëndetësisë vizitoi foshnjat e para të vitit 2021.

“Pas vizitës së parë të foshnjës së parë  këtë vit 1 minutë pas mesnatës 2 foshnje të gjinisë mashkullore dhe pak më vonë edhe një foshnje vajzë në vitin 2021.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Fillipçe.

“Në minutën e parë pas mesnate kishim dy foshnje meshkuj, të shëndetshëm. Njëra nga nënat e kishte lindjen e parë, ndërsa tjetra lindjen e dytë. Të dy nënat janë dhe foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nënat këtë vit kanë fituar dhuratën më të madhe.”,- deklaroi drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike, Viktorija Jovanovska.

Ndërsa në  qytetin e Manastirit gjatë natës së parë të vitit të 2021 u regjistruan pesë lindje, ndërsa foshnja e parë gjithashtu ishte djalë. Për herë të parë në qytetin e Kumanovës gjatë natës së ndërrimit të viteve në  spital nuk është regjistruar asnjë foshnje e lindur.

Dy foshnjat e para të këtij viti do të shpërblehen nga Qyteti i Shkupit me vlerë prej 20.000 denarë, ndërsa nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me nga një monedhë ari. Ministria e Shëndetësisë informon se edhe një monedhë ari do të ketë për foshnjën e parë femër. (Rejhane Bushi - Metaj, TVM2)