Kulturë

Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka

01.01.2021 18:57

Ndërron jetë regjisori Dhimitër Orgocka....

Ditën e parë të vitit 2021, regjisori korçar, i cili mbante dhe titullin ‘Mjeshtër i madh’, Dhimitër Orgocka u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare.
 
Ai ka qenë i shtruar në spital ditën e djeshme ndërkohë sot ka pësuar një hemorragji cerebrale që i ka sjellë vdekjen.
 
Me rreth 104 premiera në teatro të ndryshme anë e mbanë Shqipërisë e me 82 role të interpretuara mjeshtërisht, Dhimitër Orgocka i ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme artit shqiptar.
 
“Gjeneral gramafoni”, “Dasëm e çuditshme”, “Asgjë nuk harrohet”, “Përsëri pranverë”, “Horizonte të hapura”  e shumë tituj të tjerë janë ato që na kujtojnë menjëherë regjisorin dhe aktorin e madh korçar.