Jashari: Reforma rrënjësore në gjyqësor jep rezultate

15.11.2014 16:52

Gjykatësit shqiptojnë dënime jo vetëm nën presion politik por edhe nën presione të grupeve të fuqishme të biznesit.........

Pas vërrejtjeve të njëpasnjëshme dhe kritikave si nga opinion vendas poashtu edhe nga KE dhe organizmat e tjara ndërkombëtare, ministri I drejtësisë Adnan Jashari ka konfirmuar se gjyqsorin e ka gjetur në gjendjet të tillë. 

Vetëm reformat të thella në gjyqësi, të cilat do të ulnin marrjen e vendimeve gjyqsore dhe shqiptimin e dënimeve nën presion, mund të ndryshojnë këtë gjendje, thotë ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, në një intervistë për gazetën Vest.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se gjyqësori te ne është i pavarur dhe vepron pa presione nga jashtë. Kur flas për presione, nuk mendoj vetëm presione nga strukturat politike, por edhe nga bashkësia e biznesit. Për këtë shkak dua të bëj të qartë qëndrimin tim se, presione të tilla ekzistojnë. Ajo nuk varet nga Ministria e Drejtësisë ose nga miratimi apo ndryshimi i ligjeve, sepse ne jemi vend i vogël, kemi gjykatës nga gjenerata e vjetër, por kemi edhe të rinj që në njëfarë mënyre janë nën presionin e një grupi ose grupi tjetër të fuqishëm në vend”, ka deklaruar Adnan Jashari.

Në një situatë të tillë ai shpreh rezerva edhe për susksesshmërinë e reformave të paralajmëruara, kryesisht në pjesën e normave ligjore.

“Bëhet fjalë për sistem juridiko-gjyqësor i cili nuk është i lehtë për t’u reformuar. Vlerësoj se duhen bërë reforma në bazë të mekanizmave të tjerë, përmes të cilëve të ushtrohej presion ndaj organeve gjyqësore që ato t’i respektojnë ligjet”, thotë ministri i Drejtësisë Adnan Jashari.

Një hallkë e rëndësishme me ndikim në pavarësimin e gjyqsorit, posacërisht në përcëaktimin e dënimeve do të jetë Ligji për matjen e dënimeve. Kjo ndërhyrje me ligj lindi si nevojë pas praktikës gjyqsore që për raste të ngajshme të shqiptojë dënime të ndryshme skajshmërisht. (Shpëtim Nuredini, TVM2)