Kovid 19, 7 të vdekur, 414 të infektuar e 496 të shëruar

01.01.2021 19:21

Në ditën e parë të vitit 2021...

Në ditën e parë të vitit 2021, autoritetet shëndetësore në vend bëjnë të ditur se virusi Korona në 24 orët e fundit u ka marrë jetën edhe 7 personave, ndërsa janë regjistruar edhe 414 raste të reja. Informacionet për rastet e reja janë rezultat i 1619 personave të testuar.

Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve, përkatësisht betejën me virusin Korona tanimë e kanë fituar edhe 496 persona.

Sa u përket 7 të vdekurve, tre janë nga Shkupi dhe nga një në Veles, Manastir, Ohër dhe Koçan.

Me të shëruarit e fundit numri i rasteve aktive është ulur në 19290 persona.