Tetovë, qytetarët festuan në shtëpi

01.01.2021 20:15

Me dëshirën për t’u larguar sa më shpejtë viti 2020....

Me dëshirën për t’u larguar sa më shpejtë viti 2020 dhe bashkë me të edhe pandemia, tetovarët mbrëmë kanë shënuar nderimin e viteve. Qyteti ishte pothuajse i zbrazet, edhe pse kishte festë, me lokale që nuk punonin, restorante që u mbyllën që në orën gjashtë të mbrëmjes, dhe një shesh që i ngjasonte përditshmërisë, pa zbukurime dhe pa ndonjë organizim.

Ata pak banorë që kishin dalë për të ecur rrugëve të qytetit, të lodhur nga viti që lamë pas, presin që 2021 të jetë vit më i mbarë dhe pa pandemi.

Më së tepërmi, në sheshin e Tetovës dukeshin fëmijët ata që iu kënaqeshin xixave dhe fishekzjarrëve, por edhe kjo nuk zgjati shumë dhe qyteti u boshatis, duke u grumbulluar secili pranë familjes së vet.

 Nga spitali i Tetovës nuk raportojnë për ndonjë të lënduar nga fishekzjarrët apo të mbidozuar nga alkooli. Në njoftimin e tyre, nga spitali i Tetovës, informojnë se, foshnja e parë, lindi djalë, edhe atë, rreth gjysmë ore pas mesnate, si fëmija i katërt i familjes. (Visar Sadiki, TVM2)