Kumanovë, “Covid 19”: Regjistrohet ulje e numrit të të infektuarve

02.01.2021 14:50

Javëve të fundit në rajonin e Kumanovës...

Javëve të fundit në rajonin e Kumanovës po shënon rënie numri i të prekurve nga Virusi Korona.

Siç njoftojnë kompetentët shëndetësor, falë respektimit të masave anti covid, ka bërë që në qytetet dhe rrethinë të paraqitet situate më e qetë, gjithashtu edhe nga Spitali i Kumanovës për TVM2 deklaruan se në spital gjendja është stabile dhe ka shtretër të lirë.   

“Kohëve të fundit është ulur numri i pacientëve me COVID 19, bilanci i deritanishëm është gjithësej 84 pacientë të shtrirë në Spital. Kemi 26 shtretër të lirë kështuqë nuk ka vend për panikë, ka vende të lira nëse duhet të hospitalizohet ndokush. Numri po zvogëlohet, por nuk mund të them se kemi ulje rapide dhe se të mbyllim ndonjë nga qendrat Covid në spitalin tonë, tani për tani janë duke funksionuar të gjitha qendrat, 3 sa janë dhe shpresojmë në ulje të numrit që së paku një nga këto 3 qendra të mbyllet”, tha për TVM2 drejtoresha e spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva.

Edhe përkundër faktit se kemi rënie të vazhdueshëme të numrit të të infekturëve dhe ngritje graduale të të shëruarve, megjithatë në Spitalin e Kumanovës po bëhen të gjitha përgatitjet përfundimtare për rregullimin e Covid Spitalit, ku pritet të transferohen të shtrirët nga repartet tjera të Spitalit.  

“Nga dita e Hënë do të finalizohen punimet, duhet të rregullohet dhe vendoset çatia e konstruksionit, të rreguillohet gjithëçka brenda, të vendoset enterieri, të paiset me aparaturat adekuate, e tek pastaj mundemi të flasim për transeferin e pacientëve dhe personelit mjekësor në objektin montues të dedikuar për pacientët me Covid 19, pra ky objekt ka kapacitete më tëdha edhe nga reparti Infektiv dhe se tek i njejti sipas gjitha standarteve mund të vendosen diku rreth 18 pacientë”, - tha për TVM2, Zaharieva.

Ndryshe aktualisht në rajonin e Kumanovës, numri i rasteve aktive me Virusin Korona arrin shifrën 519. (Fatlum Aqifi, TVM2)