Vaksina kundër “Covid 19”, Serbia lejon shfrytëzimin e vaksinës ruse
Agjensia për barna dhe mjete shëndetësore e Sërbisë....

Agjensia për barna dhe mjete shëndetësore e Sërbisë ka dhënë lejë për shfrytëzimin e vaksinës ruse kundër Kovid 19.Sipas Agjensisë, Vaksina i ka kaluar të gjitha provat e domosdoshme të realizuara sipas Ligjit dhe u përgjigjet standarteve të larta. Dozat e para nga vaksina Sputnik 5 kanë arritur më katër dhjetor.
“Mendoj se njerëzit janë të lodhur nga të qenit të mbyllur dhe vlersojnë se nëse bëjnë durim edhe disa muaj do të jetë mirë.Unë jam thellësisht e bindur se nga muaji mars definitivisht do të jetë më mirë posaqërisht nëse fillon imunizimi masovik.Të presim edhe 2 muaj që të mund të jetojmë ashtu siç jetonim më parë” – u shpreh Drejtoresha e Institutit të onkologjisë Serbi, Danica Grujiçiq. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
