“Covid 19”, 12 viktima, 46 raste të reja, 526 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 378 testime....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 378 testime të bëra ka regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë shëruar 526 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 22 raste, i pasuar nga Struga me shtatë, Kavadari katër, Ohri dhe Gostivari tre, Kumanova dy, dhe me nga një rast Tetova, Prilepi, Makedonski Brod dhe Resnja.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 12 pacientë, prej të cilëve pesë nga Shkupi, dy nga Gostivari dhe nga një në prilep, tetovë, Kavadar, Srtrumicël dhe Dellçevë. Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 83.789 prej tyre janë shëruar 62.469 kanë humbur jetën 2522 dhe numri i rasteve aktive shënon 18.798. Ndërkohë autoritetet shëndetësore janë në pritje të vaksinës në vendin tonë.
Qeveria ka nënshkruar marrëveshje me AstraZenika në bazë të Kovaks mekanizmit, ndërsa dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë në muajin shkurt.
