Shoqata e oftamologëve të Maqedonisë shënoi 60 vjetorin e egzistimt

15.11.2014 17:11

Mjek Oftamolog të ardhur nga vende të ndryshme të Maqedonisë por edhe jashtë sajë u grumbulluan sot për të shënuar 60 vjetorin e egzistimit të Shoqatës së Oftamologëve të Maqedonisë me c’rast u shpalosën edhe arritjet në fushën e ofamologjisë gjatë kësaj periudhe.........

Të dhënat e dala nga ky simpozium  tregojnë qartë se Maqedonia ka shënuar progres  të madhë në fushën e Oftamologjis me vetë faktin se klinikat e  syve në Tetovë,Shkup dhe Manastirë  posedojnë aparatet më moderne dhe më  të sofistikura në rajon,kështu u shpreh për TVM 2 drejtori I Spitalit për sëmundje të syve në Shkup dr.Iljaz Ismaili.

“Në pesë vitet e fundit kemi të arritura shumë të mëdha në fushën e Oftamologjisë qoft në furnizimin me aparaturën më moderne të mjekimit të të gjitha smundjeve,qoft në implementimin e metodave të reja.Momentalisht bëhën intervenimet edhe  më të rënda nëpër klinikat tone mirëpo asnjëher nuk mund të themi se kemi aritur kulmin” – tha Drejtori i spitalit për smundje të syve, Iljaz Ismaili.

Temë kryesore  e simpoziumit të sotëm të oftamologëve të Maqedonisë ishte smundja e glaukomës e cila përbën rrezik të madhë për mbarë njerëzimin në fillim shekullin e 21 sëmundje e cila tinëzisht verbon aparatin e të pamurit.

“Llojet e glaukomit nuk paraqiten me dhembje por me dëmtomeve të pjesëve të të pamurt të paraqitjes së aurave të burimeve  të dritës .Kjo smundje ka të bëjë me humbjen e fijeve graduale të retinës të cialt nuk kanë aftësi  më të rekuperohen dhe kështu vjen deri dek humbja e shikimit të plotë” - tha Drejtori i spitalit për smundje të syve, Iljaz Ismaili.

“Tek disa persona paraqitet pa u hetuar fare në atë formë që nuk shkakton dhimbje dhe nuk shkakton humbje të menjëherëshme të shikimit,nuk zmadhon tensionin e syve  dhe në këtë  menyrë  as mjekët aty për aty nuk mund ta sajojnë me saktësi se a bëhet fjalë për glaukomë apo jo” – tha Kryetarja e Shoqatës së oftamologëve, Vesna Dimovska Jordanova.

Sëmundja rrezikon edhe të posalindurit por më të rrezikuar janë personat e grupmoshave të mesme të  cilët duhet rregullisht t’iu nënshtrohen kontrolleve sistematike me qëllim që të evitojnë këtë smundje.

Duke iu referuar statistikave në Maqedoni mbi 20 % e qytetarëve vuajnë nga smundja e Glaukomës.Edhe pse shifra nuk duket aq e madhe jeta dinamike,përdorimi I tepërt  I smart fonave kompjuterëve mund ta rrezikoj seriozisht shikimin thonë  mjekët Organizatorët e këtij manifestimi ndanë edhe mirënjohje për ata që kontribuan në ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për kujdes dhe mbrojtje të syve.

Për kontributin e dhënë në shëndetësi me mirënjohje u shpërbly edhe  Radio Televizioni I Maqedonisë programi në gjuhën Shqipe dhe moderatorja e emisionit Pro Vita që transmetohet në TVM2. (Valbon Bexheti, TVM2)