“Covid 19” në Botë, mbi 83.5 milion të infektuar, 1.8 milion të vdekur

02.01.2021 15:45

Sipas të dhënave të fundit të univerzitetit Xhons Hopkins....

Sipas të dhënave të fundit të univerzitetit Xhons Hopkins me virusin Korona në botë janë  infektuar më shumë 83.5 milion njerëz ndërsa ndërruan jetë 1.8 milion njerëz.

Në vendin e parë sipas numrit të të infektuarve janë SHBA-të,pas së cilës vijon India dhe Brazili.

Në SHBA në realizim e sipër është vaksinimi.Të lejuara janë vaksinat e Fajzer -Biontek dhe Moderna.

Ndërkaq India si vendi I dytë më I populluar në botë me 1.35 miliard banorë ka sjellur vendim që të lejojë vaksinën e kompanisë farmaceutike Astra Zenka dhe Univerziteti në Oksford.

Ndërkohë nga po e njejta Kompani farmaceutike dhe Univerziteti në Oksford ,pritet që çdo javë në Britaninë e Madhe të dërgohen nga 2 milion vaksina. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)