Roth, na duhen sinjale pozitive për Ballkanin

02.01.2021 18:00

Edhe përkundër përpjekjeve të shumta....

Edhe përkundër përpjekjeve të shumta për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, presidenca gjermane nuk arriti ta konkretizon me konferencën e përbashkët ndërqeveritare që planifikohej të mbahej deri më 31 dhjetor.

Ministri I jashtëm gjerman Michael Roth në një intervistë për “Handelsblat”, nuk e fsheh aspak zhgënjimin se gjatë presidencës 6- mujore të Gjermanisë nuk pati progres lidhur me këtë çështje.

“Sigurisht që jam i zhgënjyer që, ne brenda BE nuk kemi qenë në gjendje të hedhim hapin tjetër. Sepse ne kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në lojë nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë” tha Michael Roth.

Marrja e Presidencës së Bashkimit Europian nga Portugalia nga ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth shihet si një mundësi pozitive lidhur me procesin e zgjerimit të unionit me vendet e  Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se presidenca portugeze duhet të arrijë që të lëviz procesin e zgjerimit, duke vlerësuar edhe rëndësinë e këtij procesi për gjithë Evropën.

“Paqja, pajtimi rajonal dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor kanë një rëndësi qendrore strategjike për të gjithë Evropën, gjithashtu dhe veçanërisht për fqinjësinë e afërt”, deklaroi Roth.

Roth ka thënë se hezitimi i BE-së interpretohet si dobësi në botë ku autoritarizmi bëhet më i fuqishëm, ndërsa demokracia është nën presion të madh. (Ersan Pajaziti, TVM2)