Kroaci, mbi 30 persona të shpëtuar nga tërmeti shkatërues

02.01.2021 18:18

Një ditë zie për viktimat e tërmetit shkatërrues në Kroaci...

Një ditë zie për viktimat e tërmetit shkatërrues në Kroaci.  Për pesë ditë radhazi, zjarrfikësit kanë hequr rrënojat në Petrinja, Glilja, Sisak dhe vendbanimet përreth. Më shumë se tridhjetë njerëz u shpëtuan.

Qentë kërkues janë gjithashtu të përfshirë në operacionet e shpëtimit.

“Kjo është një situatë krize. Çdo banor i zonës është kontaktua dhe është siguaruar ndihma. Anëtarët e shërbimit të mbrojtjes civile, ushtria, zjarrfikësit, Kryqi i Kuq Kroat dhe policia të gjithë punojnë si një organizatë ndihmëse” – tha Drejtori i mbrojtjes civile, Damir Trut.

Vlerësohet se më shumë se 2,000 ndërtesa janë dëmtuar. Tërmeti që goditi Kroacinë me 29 Dhjetor në ora 12 e 19 minuta kishte një magnitudë 6.2 të shkallës Rihter. (Sedat Selimi, TVM2)