SHBA, dush i ftoht për Trampin nga Republikanët

02.01.2021 16:12

Senati amerikan ka miratuar buxhein e mbrojtjes prej 740 miliardë dollarësh...

Senati amerikan ka miratuar buxhein e mbrojtjes prej 740 miliardë dollarësh. Duke anashkaluar veton e Presidentit Trump i cili refuzoi të nënshkruajë Aktin e Mbrojtjes Kombëtare.

“Senati ynë Republikan humbi mundësinë për të hequr qafe Seksionin 230, i cili u jep fuqi të pakufizuar kompanive të mëdha të teknologjisë. Patetike !!! - shkroi presidenti në Twitter.

Ndërkohë, shtëpia e kryetares të  Dhomës së Përfaqësuesve të Pellosit në Kaliforni u vandalizua.

“Nuk mendoj se kjo është një mënyrë për të zgjidhur keqkuptimet. Ky është një fillim i tmerrshëm i këtij viti të ri kur shpresojmë të kemi më pak zemërim dhe urrejtje sesa ai me të cilin u morëm më parë” – tha fqiu i Nensi Pellosi, Odri Karllson. (Sedat Selimi, TVM2)