Regjistrimi i popullsisë, VMRO: Nuk e mbështesim, është i pabesueshëm

02.01.2021 18:29

VMRO – DPMNE nuk do ta përkrah rregjistrimin e popullatës....

VMRO – DPMNE nuk do ta përkrah rregjistrimin e popullatës   për çka thonë se LSDM mundohet të bëjë rregjistirm të falsifikuar apo rregjistrim ingjinjeringu, pa kritere dhe pa standarte të EUROSTAT –it dhe të institucioneve tjera evropiane.

Ne kemi qëndrim dhe jemi të qartë se nuk mbështesim këtë procesin sepse është i pabesueshëm për të gjithë, deklarojnë nga VMRO-DPMNE. Ftojnë pushtetin ti pranojë amandamentet e tyre për Ligjin për Rregjistrim.

“E para, pse nuk publikohet metodologja për rregjistrim e cila duhej të integrohej në Ligjin për Regjistrim që ta shihnin të gjithë? E dyta, pse LSDM  është kundër terminaleve për gjurmë gishtërinjsh  dhe e treta, LSDM po mundiohet të bëjë rregjsitrim të cilit nuk i besojnë njerëzit, qytetatët dhe poashtu  edhe  institucionet  nuk do të kenë besim” – tha Stefan Andonovski nga VMRO- DPMNE.

LSDM: Në pajtim me standardet e Eurostat-it

Reagojnë nga LSDM. Thonë se brenga e opozitës maqedonase është vetëm të prolongohet procesi i rregjistrimit dhe të politizohet edhe më shumë. Sigurojnë se rregjistrimi do të bëhet në pajtim me të gjitha standartet e insittucioneve relevante.

Regjistrimi do të bëhet sipas standarteve dhe rregullave të EURO-STAT-it, në pajtueshmëri të plotë me praktikat ndërkombëtare.

Me propozim – ligjin  për rregjistrim kemi për qëllim që ky operacion statistikor asnjëherë të mos trajtohet  si çështje politike që do të varet nga dëshira e liderëve dhe partive politike, por si operacion statistikor.

Ligji për rregjistrimin e popullatës do të jetë në seancë kuvendore pas festave  të janarit, ndëkaq asnjë amandament i opozitës maqedonse nuk është pranuar. Rregjistrimi i popullatës pritet të bëhet në muajin prill. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)