DAP dhe policia: Kontrolle në Ohër, Shkup dhe Strumicë

15.11.2014 17:21

Ministria e Brendshme njofton se në tre netët e fundit janë kryer gjithsej 67 kontrolle në objekte hoteleri në disa qytete të Maqedonisë..........

Në aksionin e koordinuar të Drejtorisë për të Ardhurat Publike dhe Inspektoratit shtetëror të tregut, janë kontrolluar 33 objekte hotelerike prej të cilave 16 në rajonin e Negotinës dhe 17 në rajonin e Kavadarcit me çrast janë shqiptuar tre gjoba për person fizik dhe një gjobë për person juridik sipas ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit.

Janë mbyllur 4 objekte prej të cilëve, njëri në Ohër ku ka pasur edhe prishje të rendit publik dhe qetësisë, si dhe tre lokale në Shkup.

Shkelje në kompetencat e Drejtorisë për të Ardhura Publike janë regjistruar edhe në dy lokale në Strumicë. Në këtë aksione, dënime për pirjen e duhanit, i cili është i ndaluar me ligj, kanë marrë 6 klientë dhe tre objekte hoteliere, në Negotinë, Kavadar dhe Berovë.