Bilanci për 1 dhe 2 janar në Shqipëri, 675 raste dhe 9 viktima nga “Covid-19”
02.01.2021 19:12
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë....

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka dhënë informacion zyrtar për bilancin e COVID-19, për 1 dhe 2 janarin. 9 viktima dhe 675 raste janë regjistruar në 48 orët e fundit.
Në datën 1 Janar, janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, janë shëruar 304 qytetarë, ndërsa 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19.
Ndërsa nga të dhënat e 24 orëve të fundit janë kryer 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive, janë shëruar 415 qytetarë, ndërsa 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19.
