Kosovë, 4 viktima dhe 229 raste të reja nga “Covid 19”

02.01.2021 19:19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë katër pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 229 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja, siç thuhet në raportin e IKSHPK-së, dalin pas testimit të 1.294 mostrave. Në 24 orët e fundit, sipas raportit, nga sëmundja COVID-19janë shëruar edhe 363 persona.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 2 janar, 2021, Kosova ka regjistruar 51.731 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.340 pacientë kanë vdekur dhe 42.215 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 8.176.