Maqedoni

Maqedoni: Gjobiten 537 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

03.01.2021 12:40

Nga MPB njoftojnë se janë gjobitur 537 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse...

Nga MPB njoftojnë se janë gjobitur 537 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
 
“Gjatë 24 orëve të fundit (02/03.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 537 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit”, thonë nga MPB.
 
MPB u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19.