Maqedoni

Reformat në gjyqësor, VMRO: Pastrimi i gjyqësorit, vetëm fasadë. Dezinformatat, LSDM me aksion kundër lajmeve të rreme të VMRO-së

03.01.2021 15:52

VMRO – DPMNE duke kritikuar reformimin e gjyqësorit, thonë se kjo është vetëm një fasadë...

VMRO – DPMNE duke kritikuar reformimin e gjyqësorit, thonë se kjo është vetëm një fasadë për mos të zbardhur krimin e kryeministrit Zoran Zaev.
 
Nga partia e Mickovskit për funksionim më të mirë të gjyqësorit I rekomandojnë ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq që të zbardh krimin në zgjedhjet e parakohshme nga funksionarë të LSDM-së, zbardhjen e telefonatave të rastit ‘Zhvatje’, rastin e Den Donçev, mega ndërtimet në Tetovë si dhe lirimin e patriotëve maqedonas.
 
“Sistemit gjyqësor i nevojiten njerëz të ndershëm, me përvojë dhe profesionistë të cilët do të reformojnë sistemin nga brenda, pa ndërhyrjen e Mariçiqit dhe Zaevit. Reforma s’mund të bëjnë njerëz të cilët asnjëherë në jetë nuk kanë punuar si gjykatës. Reforma s’mund të bëjnë njerëz kundër të cilëve kanë ekzistuar hetime për përvetësim të qindra, mijëra eurove me kërkesa për paraburgim.”,- deklaroi anëtari i VMRO–DPMNE-së, Stefan Andonovski.
 
Nga LSDM akuzojnë VMRO-DPMNE-në për shpërndarje të lajmeve të rreme. Social demokratët paralajmëruan aksion për parandalimin e lajmeve të rreme të cilat sipas tyre në masë të madhe ishin të plasuara nga mediat e afërta me partinë e Mickovskit. Nëpërmjet kornizës qeveritare do të tentohet të identifikohen dhe luftohen të njëjtat.  
 
“Periudhën para nesh do të ketë aktivitete të shtuara, konsultime me punëtorët mediatik dhe sektorin civil dhe një betejë më serioze ndaj dezinformatave, ndaj gjuhës së urrejtjes dhe gjitha format tjera të kërcënimeve hibride kundër demokracisë. Me këtë plan është përpunuar protokoll për komunikime midis servisit qeveritar të komunikimeve dhe ministrive, i cili gjatë krizës Kovid ndikoi në luftimin e lajmeve të rreme.”,- theksoi zëdhënësja e LSDM–së, Bogdanka Kuzeska.
 
U kundërpërgjigjën nga VMRO-DPMNE, sipas të cilëve burimi I infeksionit lajme të rreme janë LSDM. Opozita maqedonase konsideron se kryeministri Zaev dhe partia e tij nuk mund që të shërojnë këtë infeksion andaj kërkojnë dorëheqjet e tyre.
 
MERAL ISMAILI