Maqedoni

Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare

03.01.2021 16:37

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqje të Qeverisë, nuk ka as nevojë dhe as logjikë për këtë...

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqje të Qeverisë, nuk ka as nevojë dhe as logjikë për këtë, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev, në një intervistë për MIA-n. Në këtë drejtim, Zaev thotë se ka filluar procesi i evropianizimit të vendit dhe zbatimi i agjendës reformuese deri te anëtarësimi përfundimtar në BE. 
 
“Besimin e shumicës së qytetarëve të cilët e dhanë në politikat e kësaj qeverie ishte për shkak të qëllimit të vendosur t’i zgjidh të gjitha çështjet, duke e përfshirë edhe këtë të rëndën me Bullgarinë.  Mickoski le të shikojë në oborrin e tij në pallatin e bardhë, le të mendojë dhe me zë le t’i përgjigjet vetes, kush është ai që me logjikë duhet të japë dorëheqje pas aq shumë humbjeve zgjedhore.”,- tha Zaev. 
 
Integrimi evropian, Zaev: Integrimi, jo peng i çështjeve bilaterale
 
Lidhur me veton bullgare, kryeministri i Zaev pret komunikim të shtuar pas festave të fund vitit duke shtuar se integrimi evropian nuk duhet të mbahet peng i çështjeve bilaterale dhe se negociatat me BE nuk duhet të kthehen në negociata me Bullgarinë. Sipas tij përparimi në integrimin evropian duhet të varet kryesisht nga reformat e brendshme që lidhen me kapitujt, legjislacionin e BE-së dhe arritjen e standardeve evropiane. 
 
“Për këtë arsye ne besojmë se çështjet bilaterale nuk duhet të përfshihen në negociata ose në kornizën,me çka pajtohen të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ne kemi qasje të qartë, i japim mundësi procesit po punojmë për arritjen e harmonizimit të qëndrimeve sipas pozicioneve të qarta nacionale të Maqedonisë dhe në përputhje me qëllimet tona strategjike të integrimit evropian.”,- u shpreh Zaev. 
 
Regjistrimi i popullsisë, Zaev: Operacion statistikor, jo politik
 
Zaev duke folur për regjistrimin e popullsisë tha se nuk do të ketë ka siguruar se do të zbatohet  këtë vit dhe se nuk do të jetë operacion politik. 
 
"Me zgjidhjet në projektligjin për Regjistrimin, regjistrimi do të realizohet ekskluzivisht si një operacion statistikor në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira Evropiane në mënyrë që të mos trajtohet kurrë më si çështje politike.”,- theksoi Zaev.  
 
Ai foli edhe për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19 në pranverë, për fondet në programin Covid për këtë vit, parashikimet për tejkalimin e krizës, por edhe për përmbajtjen e paketës së pestë të masave si dhe reformat në gjyqësorë. 
 
NAIM RAMADANI