Maqedoni
Strumicë, zjarri në Q. T. “Global” solli dëme të mëdha materiale
03.01.2021 17:00
Mbrëmë pas orës 23:00 ka shpërthyer zjarr në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë...

Mbrëmë pas orës 23:00 ka shpërthyer zjarr në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë, ndërsa rreth 61 zjarrfikës me 18 automjete kanë punuar deri në orët e mëngjesit për shuarjen e tij.
Dëmi është i madh pasi zjarri ka dëmtuar pothuajse të gjithë dyqanet dhe tezgat në katin e parë të Qendrës Tregtare “Global”. Pronarët e dyqaneve dhe tezgave me shqetësim kanë ndjekur nga afër punën e zjarrfikësve.
“Tërë familja e siguronim ekzistencën këtu dhe shumë familje të tjera. Më vjen keq.”,- tha pronari i dyqanit.
Ndërsa kryetari i Strumicës, Kosta Janevski, ka vlerësuar se dëmi material është i madh, por fatmirësisht nuk ka të pasoja në njerëz.
“Për fat të mirë nuk ka viktima në njerëz por dëmi material është i madh. Tani për tani nuk dihen arsyet e shpërthimit të zjarrit të gjitha shërbimet e zjarrfikësve nga qytetet për rreth Vallandovës, Negotinës, Radovishit e Shtip ndihmuan për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Mendoj se institucionet në periudhën e ardhshme do të mund ta zbulojnë shkaktarin e këtij zjarri.”,- theksoi kryetari i Strumicës, Kosta Janevski.
Jozyrtarisht thuhet se zjarri ka filluar nga hyrja për shkarkim të mallrave, por nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se së bashku me shërbimet kompetente do të kryejnë hetime për shkakun e shpërthimit të këtij zjarri.
GYLTENE SINANI
