Maqedoni
Kovid-19, 911 pacientë në trajtim spitalor
03.01.2021 18:02
Në repartet Kovid në mbarë vendin në trajtim spitalor janë 911 pacientë...

Në repartet Kovid në mbarë vendin në trajtim spitalor janë 911 pacientë, prej të cilëve 537 në qytetet tjera të vendit dhe 374 në Kovid qendrat në kryeqendër.
Në 24 orët e kaluara, 19 pacientë të rinj janë shtruar në spital në Qendrat kovid në Shkup, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Shumica e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit. Po ashtu në 24 orët e kaluara, 8 pacientë të shëruar kanë lëshuar spitalin.
Njëherit informohet se ka 130 shtretër të lirë spitalor në spitalet e kryeqytetit. Aktualisht në vend ka mbi 18 mijë raste aktive me Kovid 19.
Nga e hëna pritet të arrijë në vend ilaçi Ivermektin, për trajtimin e pacientëve të infektuar me Kovid 19.
Agjencia e barnave u ka dhënë leje veledrogerive që të mund të importojnë këtë ilaç, pasi studimet e fundit kanë rezultuar se Ivermektin po jep rezultate.
Ndërkohë, mbetet obligimi për respektimin e masave anti Kovid, përfshi edhe mbajtjen e maskës, për çka në 24 orët e kaluara janë regjistruar 537 kundërvajtje.
Nga MPB apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim që të mbrohen nga virusi Korona.
FITIM KRYEZIU
