Maqedoni
Kovid-19, 8 të vdekur, 237 të infektuar e 460 të shëruar
03.01.2021 18:20
Nga 1525 teste të kryera në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 237 të infektuar...

Nga 1525 teste të kryera në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 237 të infektuar të rinj nga virusi Korona.
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë nga Shkupi, 123 raste pozitive. Numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve, përkatësisht janë regjistruar gjithsej 460 të shëruar.
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 8 personave në vend, prej të cilëve një nga Shkupi, një nga Ohri, një nga Shtipi, një nga Manastiri, një nga Radovishi, një nga Koçani dhe dy nga Kumanova.
Që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve pozitive arrin në 84 mijë e 24 persona, prej të cilëve 62 mijë e 929 persona janë shëruar, 2 mijë e 530 kanë vdekur, ndërsa të infektuar me Kovid-19 aktualisht në tërë vendin janë edhe 18 mijë e 565 persona.
SANIJE DURAKU
