Maqedoni

Parashikimi i motit

04.01.2021 09:03

Sot moti do të jetë i paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje....

Sot moti do të jetë i paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.
 
Temperatura e ditës do të lëviz nga 1 deri në 8 gradë Celsius.
 
Edhe në Shkup do të ketë vranësira me reshje të shiut si dhe erë të lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 8 gradë.
 
Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë kësaj jave.