Botë
Nis vaksinimi në Britaninë e Madhe, disa shtete rishqyrtojnë zgjatjen e masave
04.01.2021 12:14
Në Britaninë e Madhe ka nisur vaksinimin me vaksinën e AstraZeneca.....

Në Britaninë e Madhe ka nisur vaksinimin me vaksinën e AstraZeneca. Personi i parë që ka marrë injektimin e vaksinës, është një 82-vjeçar i cili vuan nga dializa. Britania të mërkurën e kaluar u bë vendi i parë në botë i cili miratoi vaksinën AstraZeneca, dhe sot vendi i parë që nis vaksinimin me po këtë vaksinë. Kryeministri i Boris Johnson shpreson që brenda tre muajve të imunizohen dhjetëra, miliona persona në vend.
Në pritje të fillimit të vaksinimit masiv, shtete e tjera po shohin me shqetësim numrat në rritje nga Covid 19. Në SHBA në 24 orët e fundit numri i vdekjeve tejkaloi 350 mijë rastet. Sistemi shëndetësor është i mbingarkuar. Ambulancat presin me orë për të dorëzuar pacientë të rinj. ShBA ka mbi 20 milionë e 430 mijë të infektuar me COVID-19 dhe mbi 350 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë.
Japonia mund të hyjë në një gjendje të jashtëzakonshme këtë javë. Vendi përballet me raste në rritje të koronavirusit, një numër i tyre janë të lidhur me variantin e ri, që është potencialisht më infektiv. Në 24 orët e fundit, Japonia regjistroi 3150 raste të reja dhe 51 vdekje, duke e çuar totalin e vendit në 244 559, me mbi 3612 viktima.
Varianti I ri I KOvid 19 ka mbërritur edhe në Greqi nga katër pasagjerë të ardhur nga Britania e Madhe gjatë javës së Krishtlindjes. Pasagjerët janë pesë shtetas grekë dhe një britanik. Greqia ka regjistruar rënie të ndjeshme në rastet e përditshme të koronavirusit, duke regjistruar 390 infeksione në 24 orët e fundit. Kufizimet janë zgjatur edhe pas 11 janarit.
Edhe Gjermania mendon të rishqyrtojë masat kufizuese pas 10 janarit. Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv është arritur numri maksimal i pacientëve me korona . nje nga pikat më të diskutueshme eshte çështja e kopshteve dhe e shkollave.
BELINDA KOKA ADEMI
