Botë

Kroaci, një tjetër tërmet 4.2 ballë, godet sërisht pertinjën

04.01.2021 14:05

Petrinja e Kroacisë u godit mëngjesin e sotëm nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.2....

Petrinja e Kroacisë u godit mëngjesin e sotëm nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.2.
 
Tërmeti u regjistrua në orën 07:49, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë. Lëkundjet e tokës u ndjenë në një zonë më të gjerë të vendit, përfshirë edhe Slloveninë. Petrinja ishte qyteti më pranë epiqendrës së tërmetit shkatërrimtar të 29 dhjetorit me fuqi 6.3 sipas shkallës Richter që la 7 viktima e dhjetra të lënduar e që u ndje fuqishëm edhe në Zagreb, në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi e deri në Itali.
 
Në Petrinja, situata ishte shumë serioze dhe pikërisht ky qytet u godit sërish nga tërmeti i mëngjesit të sotëm, i cili ishte më i lehtë, por ngjalli panik në një zonë të traumatizuar tashmë. Marsin e vitit të kaluar, një tjetër tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb, ku të paktën një person humbi jetën e u plagosën 27 të tjerë.