Maqedoni

Tejkalimi i dallimeve me Bullgarinë, Zaev: Do të kemi koordinim për hapat në vijim

04.01.2021 14:38

Dinamika politike në ditët e para të janarit është vënë kryesisht në tejkalimin e dallimeve me Bullgarinë...

Dinamika politike  në ditët e para të janarit është vënë kryesisht në tejkalimin e dallimeve me Bullgarinë thotë kryeministri Zoran Zaev, i cili në takimin e ftuar me ekipin qeveritar do të bisedojë për të arriturat dhe planin e ardhshëm në drejtim me çështjen bullgare. 
 
"E kaluara ju takon historianëve para së gjtihash. Ne politikanët duhet të hapim ardhmëri, por kjo nuk nënkupton se ne nuk duhet të bëjmë hapa përpara. Për këtë,  në ditën e parë të punës kam thirrur koordinim që të mundemi edhe njëherë ti përfundojmë gjendjet e deritanishme, ku kemi arritur dhe të bjëmë strategji edhe njëherë se si duhet të veprojmë konkretisht. Besoj se bashkëpunimi i mirë, komunikimi i rregullt mund të jenë vetëm përparsi për gjetjen e zgjidhjes.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Osmani: Pritshmëri pozitive nga kryesimi portugjez
 
Ministri Osmani optimist se do të tejkalohen dallimet me Bullgarinë, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në shpreson të mbahet në tre mujorin e parë të presidencës portugjeze. Thekson se nga Sofja zyrtare akoma nuk kanë marrë përgjigje për propozimin e fundit dorëzuar fqiut lindor.
 
"Ne jemi të gatshëm që të fillojmë me komunikim që sot sepse mendojmë me të vërtetë mos të humbet asnjë ditë me qëllim që të kapen afatet e ardhëshme të samiteve që vijnë për fillimin e negociatave me BE-në. Ne nuk kemi  asnjë rezervë për këtë çështje. Qëndrimet tona janë të qarta, kemi komunikuar shumë propozime me Bullgarinë në këtë periudhë dhe besoj se propozimet do të jenë bazë për vazhdimin e mëtutjeshëm të bisedimeve. Propozimi i fundit është paraqitur nga ana jonë për të cilin ende nuk kemi marrë përgjigje.", tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
 
Ministri Osmani në press konferencë shpalosi edhe nismën e tij për bashkëpunim rajonal të quajtur: "Iniciativa e Forumit për Dialog, Prespa". Kjo iniciativë  sipas tij ka për qëllim mbrojtjen, promovimin edhe ruajtjen e vlerave dhe kontributeve të tri marrëveshjeve: të Ohrit, Prespës dhe Bullgarisë. Poashtu do të shërbejë edhe si projekt për afrimin e pupujve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, tha Osmani. Konferenca e parë e këtij forumi pritet të mbahet në mesin e qershorit, ku të ftuar do të jenë akademikë, politikanë dhe zyrtarë të ndryshëm rajonal e më gjërë.
 
NERMINE MULAKI