Maqedoni

Zjarri në q.t Global në Strumicë, pritet raporti zyrtar i prokurorisë për shkaqet

04.01.2021 14:48

Prokuroria publike dhe institucionet përgjegjëse në Strumicë, kanë dalë që në mëngjesin e kësaj të hëne në terren...

Prokuroria publike dhe institucionet përgjegjëse në Strumicë, kanë dalë që në mëngjesin e kësaj të hëne në terren, në qendrën tregëtare Global e cila u shkrumbua nga zjarri dy ditë më parë. Qendra e qytetit mbeti edhe sot e mbyllur. Gjysma e qytetit është pa internet dhe televizor, sepse një nga operatorët kabllorë ishte i locuar pikërisht në një nga katte e ndërtesës që u dogj. Nga zjarri që shpërtheu të shtunën mbrëma, u dogj një e treta e tregut të qytetit e më shumë dyqane në katin përdhes dhe në katin e parë, si dhe një pjesë e dyqaneve në katin e dytë të qendrës tregëtare Global. Se kush ishin arsyet e zjarrit, pritet të mësohet nga raporti zyrtar  në ditët e ardhëshme.
 
VMRO-DPMNE për “Global”: Ndërtimi më i madh i paligjshëm i legalizuar
 
VMRO-DPMNE  akuzon se Global është ndërtimi më i madh i paligjshëm i legalizuar në Maqedoni, i ndërtuar si një Partneritet Publiko-Privat .
 
"Në çështjen Globale në 2008, Zoran Zaev dhe pesë bashkëpunëtorë të tij u paditën.. për një krim me vlerë tetë milion euro, i cili mbeti i pazgjidhur pas shfuqizimit që mban  vulën e Presidentit. Ndërtesa u përfundua dhe u hap në 2008, dhe u legalizua në 2014 me nënshkrimin e Zaevit, me ligjin për legalizimin e ndërtesave të paligjshme.", tha Naum Stoilkovski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE.
 
Zaev: Për q.t “Global” përgjigjen pronarët e saj
 
Kryeministri Zaev  thotë se Global është nën përgjegjësinë e njerëzve që e zotërojnë dhe administrojnë. 
 
"Në objektet kolektive sic është Qendra tregëtare Global, kjo është përgjegjësi e vetë pronarëve, as është e shtetit e as e komunës. Gjithsesi rrjeti i hidrantëve ka funksionuar në një pjesë, po në një pjesë nuk kishin qasje deri atje. Inspektimet kryhen në periudha të caktuara os eme kërkesë të ndonjërit prej pronarëve ose palëve të interesuara.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Banorët e Strumicës edhe këtë të hënë ndërkohë u shqetësuan nga alarmet e makinave të zjarrfikësve. Një oxhak i ish objektit ”Pamuçna” mori sërisht flakë që për fat të mirë nuk u shpërnda më tej pas ndërhyrjes së shpejtë. 
 
SEDAT SELIMI