Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: 8.850 dozat e para në shkurt, të tjerat në mars

04.01.2021 15:04

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 5,850 doza vaksinash nga kompania "Pfizer"...

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 5,850 doza vaksinash nga kompania "Pfizer" do të mbërrijnë në vendin tonë në shkurt. Ato janë vetëm pjesa e parë e 800 mijë vaksinave të paralajmëruara që do të duhet të sigurohen deri në fund të vitit. 
 
"Marrëveshja u përcaktua mëngjesin e së hënës  në një bisedë telefonike të ministrit Venko Filipce dhe një përfaqësuesi të lartë të kompanisë që prodhon vaksina kundër Covidit 19. Kështu, 5,850 dozat e para të vaksinave Pfizer do të arrijnë në shkurt, të ndjekura nga një dërgesë më e madhe në mars dhe prill . Dinamika për gjithë vitin  2021 do të përcaktohet më tej.", thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
VMRO-DPMNE: Qeveria nuk ka anjë ide se kur arrijnë vaksinat
 
Por opozita akuzon pushtetin se jo vetëm që nuk ka arritur të sigurojë sasi të mjaftueshme vaksinash për të gjithë popullatën, por madje as që ka një plan të qartë se kur do të arrijnë në vend të gjitha vaksinat që thonë se kanë siguruar.
 
"Filipçe vazhdon me disa gjysmë informacione se 800,000 doza janë dhënë në negociata të drejtpërdrejta për tërë vitin 202. Nuk ka detaje se kur dhe sa vaksina do të mbërrijnë.", reagon VMRO-DPMNE.
 
Nga ministria e Shëndetësisë thonë se vendi I ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinim, përfshirë edhe përgatitjen e qendrave të imunizimit. Vaksina Pfizer te ruhet ne frigorifer ne minus 70 gradë Celsius, ndërkohë që leje për përdorimin e saj ështe marrë edhe nga agjencia europiane EMA dhe nga ajo amerikane FDA, thuhet ne komunikaten e Ministrisë së Shëndetësisë. Serbia, vendi i parë në rajon që ka filluar tashmë vaksinimin që në fund të dhjetorit, pret një furnizim të dytë prej reth 19 500 vaksinash derinë fund të javës. Edhe Shqipëria paralajmëroi se rreth 10 mijë dozat e para mbërrijnë në vend në fund të janarit e gjithsej janë siguruar 500 mijë doza. Bullgaria të dielën pranoi një sasi prej 25 mijë vaksinash. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI