Maqedoni

LSDM: Viti 2021, viti i potencaleve të reja ekonomike

04.01.2021 15:22

LSDM pret që 2021 të jetë një vit i mundësive dhe i potencialeve të reja ekonomike

LSDM pret që 2021 të jetë një vit i mundësive dhe i potencialeve të reja ekonomike, përfshirë kanabisin si një nga industritë më dinamike në botë, nga e cila është e mundur një hyrje prej rreth 250 milion eurove në vend. Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, tha se shumica qeverisëse po shqyrton zgjidhje të caktuara ligjore që do të vendosin "paratë e gatshme" në funksion të zhvillimit ekonomik.
 
"Me veprimin strategjik ‘21, ne sjellim standardet europiane në shtëpi, përmes masave të reja dhe politikave ekonomike për shfrytëzimin e plotë të të gjitha potencialeve ekonomike. Bujqësia ka një potencial të madh për vendin dhe nëse e vendosim atë në punë, toka bujqësore do të hapë mundësi të reja për investime, vende të reja pune, prodhim vendas, eksport. Me këtë pritet një fluks prej 200-300 milion eurosh. Në koordinim me BE-në, po shqyrtohen mundësitë për përfitime të caktuara për vënien në punë të parave të cilat tani janë jashtë sistemit.", tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.