Maqedoni

DAP: 245 kompani s’ua kanë dhënë ndihmën punëtorëve

04.01.2021 15:38

Qeveria ka publikuar listën e firmave të cilat kanë marrë ndihmë finansiare nga shteti për paga minimale....

Qeveria ka publikuar listën e firmave të cilat kanë marrë ndihmë finansiare nga shteti për paga minimale por sërisht nuk u kanë dhënë pagat të punsuarve. Paraprakisht të shtunën Drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike Sanja Lukarevska tha se pagën për muajin nëntor të viti 2020, nuk e kanë pranuar 782 të punësuar nga gjithsej 245 punëdhënës të cilët shfrytëzojn ndihmë finansiare.
 
Nga kompanitë që nuk kanë paguar pagat për muajin nëntorë, 43 janë nga tregtitë me pakicë që nuk i kanë paguar 84 puntorë, 37 firma për përgaditjen e shutjeve dhe shërbimin e ushqimit 108 puntorë dhe 22 firma të trasnportit të cilat nuk kanë paguar 127 puntorë. Në numrin e firmave të cilat nuk kanë paguar të punësuarit e tyre ka edhe kompani që veprimtai kanë kujdesin shëndetësore ndërsa nuk mungojnë as Shtypshkornjat, veprimtarit juridike dhe ato të kontabilitet etj. Numri më i madh i firmave janë nga Shkupi gjithsej 73, më pas nga Tetova 22, Gostivari 10 dhe qytete të tjera. Në nëntor të viti të kaluar u dorëzuan 13851 kërkesa, ku 13178 punëdhënësve u janë paguar 1 miliard e 28 milion e 448 e 344 denarë për gjithsej 65950 të punësuar.
 
Për 245 punëdhënës janë përgaditur vërejtje për mospagesë dhe nëse nuk e realizojnë pagësën brenda 1 jave do të pasojë pagesë e detyrueshme e pagave me bllokimin e llogarive të tyre dhe transferin e mjeteve në llogari të të punësuarve. Në nëntor 351 punëdhënës kanë paguar pas vërejtjeve të dhëna nga DAP. Keqpërdorime të mjeteteve finansiare nga shteti kishte edhe gjatë pagesave për muajt prill, maj, qershor të vitit 2020. Numri i përgjithshëm i kompanive të cilat nuk kanë bërë pagesën për një, dy apo tre muaj është 125 ndërsa për ta janë dorëzuar të dhëna në Prokurorinë publike për ngritjen e padive penale.
 
FLORIE BELULI KAMBERI