Maqedoni

Koncepiti i ri i arsimit fillor, Carovska: Rezultate të mira, askush s’humb punën

04.01.2021 15:47

Koncepti i ri i mësimit në shkollat fillore do të garantojë rezultate më të mira theksoi ministrja e arsimit Milla Carovska....

Koncepti i ri i mësimit në shkollat fillore do të garantojë rezultate më të mira theksoi ministrja e arsimit Milla Carovska. Në përgaditjen e të njejtës po marrin pjesë personalitete të shquara nga bota akademike. Carovska sigouroi se me këto reforma në arsim askush nuk do të humb vendet e punës, derisa tha se do të mirren parasysh mendimet konstruktive të gjithsecilit. 

“Ne i dëgjojmë të gjitha dhe ata kanë shumë komente konstruktive. Ato janë relevan për të diskutuarme grupin punues dhe disa mendime do të mirren parasysh. Është e rëndësishme të kemi sa më[ shumë komente për konceptin që ajo të jetë sa më e mirë, por ajo që nuk guxojmë ta lejojmë është hedhja poshte e konceptit. Ky concept është ndëlrkombëtar, nuk është diçka që në botë nuk ndodh, ene si shtet për herë të parë po e zbatojmë. Në shtetet e jashtë që zbatohet ky koncept kanë rezultate më të mira.”, tha Milla Carovska, ministre e arsimit.
 
Mësimi online, Carovska: U tregua i suksesshëm
 
Ministrja e arsimit Carovska gjithashtu theksoi se edhe për mësimin online kishte reagime nga më të ndryshmet, por fundi i gjysmëvjetorit të parë e vërtetoi se kjo praktikë e mësimt u tregua e suksesshme. 
 
“90% e nxënësve kanë ndjekur mësim online, pa pengesa përmes pajisjeve IT. 10% të tjerë kanë ndjekur mësimin prej në TV dhe sigurisht kemi pasur numër eksrtemisht të vogël të të infektuarve nga ata që ndoqën mësimin me presence fizike. Kjo tregon se modeli hybrid të cilin e dakorduam me ministrinë e shëndetsisë dhe qeerinë dha rezultate dhe ne në vazhdimësi kishim mësim për të gjithë nxënësit në shtetin tonë.”, tha Carovska.
 
Carovska informoi se presin që edhe gjysmëvjetori I dytë të kalojë në mënyrë të njejtë si i pari.
 
ERSAN PAJAZITI