Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, Zaev: Mbahet në prill, siç parashihet në ligj

04.01.2021 15:57

Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive do të ndodh gjatë muajit prill ashtu siç e parasheh propozim ligjin për regjistrim...

Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive do të ndodh gjatë muajit prill ashtu siç e parasheh propozim ligjin për regjistrim, i cili është në procedurë parlamentare. Kryeminsitri Zoran Zaev tha se regjistrimi është detyrim ligjor që duhet ta zbatojnë insitucionet, ndërkaq ftoi opozitën që të respektojë ligjin.  
 
“Në fund, ky është ligj. Nuk ka grup pounues për zbatimin e regjistrimit. Regjistrimin e zbatojnë institucionet. Është i domosdoshëm. Ka dënime. Dënimi vlen për të gjithë dhe të gjithë duhet ta respektojmë. Regjistrimi nuk është për t’u regjistruar partitë politike ose palitikanët në shtet. Regjistrimi është për qytetarët. Opozita thotë se kur do të vijë në pushtet do të bëjë regjistrim të ri. S’është problem, vendi sërish në vitin 2031 do të bëjë regjistrimin. Qytetarët do na tregojnë se kush do tëjetë në pushtet atëherë.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Zaev: Do regjistrohen të gjithë, edhe ata me dyshtetësi
 
Sa i përket metodologjisë për regjistrim, Zaev sqaroi se do të regjistrohen të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, përfshi edhe ata me shtetësi të dyfishtë. Grupimi do të bëhet në qytetarë resident dhe jorezident.
 
“Çështja është nëse jeton këtu ose ka migruar më shumë se një vit. Ai që ka migruar më shumë se një vit konsiderohet jorezident, përkatësisht është jashtë shtetit dhe regjistrohet si qytetar i RMV-së i migruar më shumë se një vit. Të gjithë të tjerët që janë këtu konsideron resident. Kjo pjesë vlen për të gjitha bashkësitë etnike dhe nuk ndikon në asnjë kalkulim që ndërlidhet me përkatësinë etnike.”, tha Zaev.
 
Dy ditë më parë, VMRO DPMNE deklaroi se nuk do ta përkrah dhe as do ta njeh regjistrimin e popullsisë. Akuzoi pushtetin për përgatitje për falsifikim të regjistrimit dhe paralajmëroi regjistrim të ri të popullisë kur të kthehet në pushtet. 
 
SHPËTIM NUREDINI